Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Bashkimi prezanton amerikanin e parë

Fundori DaVonte Lacy është përforcimi i parë i huaj te KB Bashkimi për sezonin e ri. Amerikani 29-vjeçar është zyrtarizuar të martën te Bashkimi, ekip me të cilin ka firmosur kontratë për sezonin 2022/23.

Lacy ka përvojë në basketbollin evropian, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e ekipit Medipolis SC Jena, ndërsa ka luajtur edhe në Turqi, Holandë, Sllovaki e Austri.

“KB Bashkimi ka arritur marrëveshje me fundorin e fuqishëm amerikan Davonte Lacy. Me një përvojë të suksesshme ndërkombëtare si në ligat gjermane, holandeze, austriake dhe së fundmi në atë sllovake, Davonte do të jetë pjesë e ekipit për sezonën 2022/23”, thuhet në njoftimin e ekipit nga Prizreni.