Amerikani Grant Lozoya është përforcimi më i ri te skuadra e Bashkimit për edicionin 2023/24 në Superligën e Kosovës në basketboll. Klubi nga Prizreni, e ka prezantuar Lozoyan të hënën, ndërsa ka bërë të ditur se ai do të jetë pjesë e ekipit për edicionin e ri.
Së fundmi, Lozoya ka bërë karrierë në kategorinë dytë të Spanjës, ku ishte pjesë ekipit L’Hospitalet. Fundori i gjatë 190 centimetra, tek ekipi spanjoll ka luajtur me një mesatare prej 17.9 pikëve dhe 3.2 kërcimeve për ndeshje. Lozoya bëhet amerikani i tretë te Bashkimi deri më tani. Para tij, ekipit i janë bashkuar edhe Jeremy Harris e Buzz Anthony.