Kur bëhet fjalë për mundësitë sportive, atëherë Kampionati Botëror është skena e duhur për të shkëlqyer. Dhe për yjet e rinj të basketbollit që kërkojnë të lënë përshtypje, Kupa e Botës 2023, që fillon të premten në Filipine, Japoni dhe Indonezi, do të jetë vendi i përsosur për ta bërë këtë.
Në total 32 përfaqësuese do të marrin pjesë në këtë ngjarje globale, që do të thotë se do të ketë talente të reja me bollëk kur të filloj gara.
Disa prej tyre tashmë kanë filluar të lënë gjurmë në ligat më të mira të botës, ndërsa të tjerët padyshim se do të tërheqin vëmendjen e tifozëve me paraqitjen e tyre në Kampionatin Botëror.
Më poshtë paraqesin disa prej lojtarëve të rinj që pritet të dalin në skenën botërore te basketbollit.
Josh Giddey (Australia)
Edhe
“Mazadona” e “Einstein” – 20 futbollistët pak të njohur që duhen shikuar në Botëror
Përfaqësuesja e Australisë është tashmë në radarin e të gjithëve për shkak të ekipit të gjerë e me shumë opsione. Me veteranët e NBA-së dhe legjendat si Patty Mills dhe Joe Ingles, australianët kanë përvojë të madhe për të shkuar larg në këtë botëror. Por ata kanë gjithashtu një përzierje të lojtarëve të rinj, të kryesuar nga 20-vjeçari Josh Giddey. Pasi ka përfunduar vitin e dytë në NBA për Oklahoma City Thunder, Giddey po tregon të gjitha shenjat se ka atë që duhet për të qenë një basketbollist i mirë ndërkombëtar: vizion në fushë që e ndihmon atë të nxjerrë më të mirën nga shokët e skuadrës.
Juan Nunez (Spanja)
I thirrur në skuadrën e kampionëve në fuqi të botës pas tërheqjes së Ricky Rubios, 19-vjeçari Juan Nunez është një yll i ardhshëm për t'u parë. Edhe kur ishte te Real Madridi, përpara se të transferohej në Ulm, Nunez ka dëshmuar se pa problem mund ta zëvendësoj Rubion. Këtë e dëshmoi në ndeshjen përgatitore që Spanja e luajnë kundër SHBA-së në Malaga. Ndonëse nuk ishte një paraqitje perfekte e tij, fundori i ri tregoi pse u zgjodh si lojtari më i ri ndonjëherë që fitoi çmimin MVP të Kampionatit Evropian të FIBA U20 në qershor.
Khaman Maluach (Sudani i Jugut)
Edhe pse është vetëm 16 vjeç, lojtari i Sudanit të Jugut, Khaman Maluach, nuk bën në asnjë mënyrë të nënçmohet. Me 216 centimetra, adoleshenti u zgjodh MVP i turneut “Basketbolli pa Kufij në Afrikë” në fillim të këtij muaji dhe po shihet si një perspektivë e ardhshme në NBA për shkak të talentit të jashtëzakonshëm dhe gjatësisë mbresëlënëse.
Ka raportime se kolegjet në SHBA-së kanë shprehur tashmë interesim për Maluachin dhe interesimi rreth tij mund të rritet në Kupën e Botës ku Sudani i Jugut do të bëjë debutimin.
Jean Montero (Republika Dominikane)
Edhe
16-vjeçari Maluach, njëri prej më të rinjve që ka luajtur në Botërorin në basketboll
Pritjet rreth Jean Monteros të Republikës Dominikane janë të mëdha për shkak se 19-vjeçari luajti një rol të rëndësishëm në kualifikimin e vendit të tij për Kupën e Botës. Në disavantazh 61:44 kundër Argjentinës në çerekun e tretë në një ndeshje vendimtare, ishte paraqitja e çerekut të fundit nga ana e Monteros që solli kualifikimin. Me yjet më të mëdhenj të vendit jashtë fushës, adoleshenti mori përsipër barrën dhe shënoi 13 pikë në 10 minutat e fundit për t'i siguruar vendit të tij biletën për botëror. Në vitin 2019 ai kishte një mesatare prej 30.3 pikëve, 9.5 kërcimeve dhe 3.2 asistimeve për ndeshje në kampionatin FIBA U16, dhe tani me Karl-Anthony Towns dhe Lester Quinones në krah të tij, Montero ka aftësinë të shkëlqejë edhe një herë.
Tominaga Keisei (Japonia)
Tashmë një emër i njohur në Japoni dhe në Nebraska, ku luan basketboll kolegji, Tominaga do të jetë shpresa e nikoqires kur të fillojë Kupa e Botës. I njohur me nofkën “Steph Curry Japonez” për aftësitë e tij për shënim, ai tashmë ka shfaqur potencialin në ndeshjet përgatitore të Japonisë.
Në miqësoret kundër Francës dhe Angolës ai shënoi 20 pikë në më shumë se 20 minuta lojë në parket. Nëse Japonia mund të përfitojë nga talenti i Tominagas - tashmë një olimpist i basketbollit 3x3 - atëherë mund të ketë një sukses të papritur. Dhe Tominaga nëse mund të shkëlqejë në skenën botërore, atëherë ambiciet e tij për NBA mund të bëhen realitet.
Matteo Spagnolo (Italia)
Italia, një nga ekipet që mund të befasojë në Kupën e Botës, mund të mburret se ka një nga talentet më të mirë në arenën ndërkombëtare, Matteo Spagnolon. I zgjedhur në draftin e NBA-së të vitit të shkuar nga Minnesota Timberwolves, Spagnolo, është duke vazhduar zhvillimin në Evropë. Ai ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje trevjeçare me ALBA Berlinin. Tek Italia presin shumë për tij, sidomos pasi Spagnolo u zgjodh MVP i një turneu përgatitor përpara Kupës së Botës. Italianët do të shkojnë në garë të pamposhtur pasi kanë fituar të gjitha ndeshjet përgatitore.
Edhe
Numër rekord i lojtarëve të NBA-së në Botërorin e basketbollit
Enrique Medina (Venezuela)
Një që përfundimisht do të lërë shenjë në Botërorin e këtij viti pa dyshim se është 19-vjeçari Enrique Medina. Basketbollisti i gjatë 218 centimetra e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Argjentinë dhe së fundmi ka qenë në Akademinë Globale të NBA-së në Australi, ku ka përmirësuar edhe më shumë aftësitë e tij. Medina synon të jetë qendra tjetër e madhe për Venezuelën, e cila po përpiqet të përmirësojë vendin e 14-të nga viti 2019.