Tashmë dihen superyjet e futbollit që pritet të shkëlqejnë në Kupën e Botës 2026. Por është edhe një gjeneratë e futbollistëve të talentuar, apo edhe të tillë që janë më pak të njohur, e që kërkojnë të dalin në skenën e madhe.
Plot 1248 lojtarë mund të luajnë në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Në mesin e tyre ka lojtarë që nuk janë fare të njohur në nivelin global. 891 prej futbollistëve debutojnë në skenën botërore. Disa prej tyre do të bëhen të famshëm gjatë Botërorit që fillon të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBBC Sport ka përzgjedhur 20 lojtarë të rinj apo pak të njohur që ia vlen të shikohen në Botëror. Nuk janë përzgjedhur lojtarë që luajnë në Premier League dhe në elitën skoceze.
Yan Diomande i Bregut të Filshtë është në këtë listë. Ai është 19-vjeçar dhe luan sulmues krahu te Leipzigu në Gjermani. U shpall lojtari më i mirë i ri në Gjermani. Te skuadra gjermane i kishte 12 gola e nëntë asistime.
Gilberto Mora është ende i panjohur në Evropë. 17-vjeçari i Meksikës luan në mesfushë dhe është te skuadra Tijuana, po në Meksikë.
Zvicra llogarit në Johan Manzambin, mesfushorin 20-vjeçar të Freiburgut.
Ricardo Pepi i SHBA-së është sulmuesi 23-vjeçar i PSV Eindhovenit që mund të dalë në pah në skenën e madhe.
Për Nico Pazin e Argjentinës tashmë dihet më shumë. 21-vjeçari luan në mesfushë për Comon në Serie A dhe mund të kthehet te Real Madridi. Por konkurrenca te kampionia në fuqi e botës është shumë e madhe.
Gessime Yassine është talenti i radhës nga Maroku. 20-vjeçari luan në krahun e djathtë, ndërsa është te skuadra franceze, Strasbourg. Edhe më shumë mund të dihet për këtë lojtar pas Botërorit. Ai e ka fituar Botërorin U20 me Marokun.
Lucas Herrington është mbrojtës 18-vjeçar i Australisë, që po zhvillohet te Colorado Rapids në SHBA.
Boshnjakët e presin me padurim paraqitjen e Kerim Alajbegoviqit. Ky 18-vjeçar luan sulmues krahu dhe po rritet te Salzburgu në Austri. Ai realizoi penalltinë vendimtare për kualifikimin e Bosnjë-Hercegovinës në Botëror.
Can Uzun mund të jetë ylli i radhës i Turqisë. 20-vjeçari i mesfushës zhvillohet tek Eintracht Frankfurti në Gjermani.
Armando Gonzalez është tjetër lojtar i talentuar i Meksikës që karrierën e zhvillon në ligën vendore. Është 23-vjeçar dhe luan në sulm.
Ayyoub Bouaddi është 18-vjeçari i Marokut. Luan në mesfushë dhe është anëtar i klubit francez Lille. Bouaddi mund të jetë lojtar i ardhshëm i Arsenalit. Ai studion për matematikë dhe është quajtur “Einstein” derisa luante për Francën U21. Këtë nofkë e mori për shkak të intelegjencës brenda dhe jashtë fushës.
Housem Aouar e Mohamed Amoura e kërkojnë shkëlqimin tek Algjeria, njëjtë si Alessandro Circati tek Australia. Në listë është edhe Ali Jasim i Irakut, kartonin e të cilit e ka Como.
Luis Suarez është shpresa e Kolumbisë për sukses, kurse Brian Gutierrez e pret rastin te Meksika.
Bazoumana Toure është prej lojtarëve me të ardhme të ndritur te Bregu i Fildishtë. 20-vjeçari i krahut të majtë po bën karrierë te Hoffenheimi.
Ibrahim Maza luan për Algjerinë dhe për Bayer Leverkusenin në Gjermani. Madje 20-vjeçari njihet si “Mazadona” për shkak të aftësive të tij me topin. Maza ishte te të rinjtë e Gjermanisë, por vendosi në vitin 2024 për Algjerinë.
Kjo listë nuk mund të bëhet pa një kroat pjesë të saj. Luka Vushkoviq është mbrojtës 19-vjeçar, pjesë e Tottenhamit. Ai ishte i huazuar te Hamburgu për edicionin tashmë të përfunduar.