Ka mbetur më pak se një javë deri në fillim të Kampionatit Botëror dhe shumë prej yjeve të futbollit do të luajnë për herë të parë në ngjarjen globale.
Një dhjetëshe e yjeve është nxjerrë të dielën nga mediumi “Goal”.
Ndonëse këta futbollistë kanë bërë karrierë të madhe, për herë të parë do të luajnë në ngjarjen më të rëndësishme të futbollit.
Erling Haaland i Norvegjisë, Lamine Yamal i Spanjës, Florian Wirtz i Gjermanisë, Luis Diaz i Kolumbisë, Michael Olise i Francës, Joao Neves i Portugalisë, Nico Paz i Argjentinës, Folarin Balogun i SHBA-së, Arda Guler i Turqisë dhe Yan Diomande i Bregut të Fildishtë, janë përzgjedhur në dhjetëshen e yjeve që do të debutojnë në Kupë të Botës.
Artikuj të ngjashëm