Lojtarët e Amerikës Jugore të Barcelonës kanë kërkuar nga presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu që të transferojë Philippe Coutinhon gjatë afatit kalimtar të janarit.
Klubi spanjoll ishte shumë afër transferimit të 25-vjeçarit gjatë verës, por Liverpooli refuzoi ofertat e njëpasnjëshme të Barçës, përfshirë edhe të fundit që ishte 120 milionë euro.
Barça raportohet se mund të ngjallë interesimin për Coutinhon pasi po kalon në formë të mirë për Liverpoolin.
Luis Suarez, Paulinho, Lionel Messi dhe Javier Mascherano raportohet se kanë folur me Bartomeun për transferimin e mesfushorit brazilian.
Suarezi ka biseduar me Coutinhon për mundësinë e transferimit, derisa Paulinho ka tentuar të bind bashkëkombësin gjatë lojërave të Brazilit.
Barça mund të transferojë Coutinhon nëse ofrojnë 150 milionë euro për të.