Pas ndeshjes me Brazilint, selektori i Zvicrës, Murat Yakin ka folur edhe për ndeshjen vendimtare ndaj Serbisë, që është të premten.
Yakin ka pranuar se Zvicrës i ka munguar Xherdan Shaqiri, që nuk u paraqit për shkak të një shqetësimi në kofshë. Zvicra pësoi 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishim në gjendje të tregojmë solidaritet ndaj një ekipi të fortë dhe të kontrollojmë lojën për periudhë të gjatë. Na ka munguar kuraja për të luajtur më me precizitet në sulm. Në momente vendimtare ka munguar rreziku nga ana jonë. Zonat një e dy ishin në kontroll, ndërsa në zonën tre ishim pa durim. Plani i lojës ka funksionuar shumë mirë, ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Natyrisht që na kanë munguar Shaq dhe Okafor, që qartë se do të mund të shtonin diçka në këtë ndeshje. Kemi çdo gjë në kontroll për ndeshjen ndaj Serbisë. Shpresoj se do të mund të sulmojmë me përbërjen e plotë”, ka thënë Yakin.