Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka theksuar se shumë gjëra po shkojnë kundër helvetikëve momentalisht.
Zvicra u mposht 2:0 nga Serbia të shtunën mbrëma në Leskovc.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shumë gjëra po shkojnë kundër nesh për momentin. Po luajmë mirë dhe po dominojmë. Por më pas humbim durimin. Nuk ishim të saktë dhe të përkushtuar sa kemi shpresuar. Plani ynë ishte të dominojmë ndeshjen. Të pësojmë gol në minutat shtesë të pjesës së parë është mungesë fati. Ata janë mbrojtur në mënyrë kompakte. Kemi ndryshuar sistemin dhe aktivizuam më shumë sulmues”, ka thënë Yakin për SRF.
Ai më pas foli për Granit Xhakën.
“Graniti ishte prezent sonte si gjithnjë dhe ka pasur shumë kontakte me topin. Ai drejtoi ndeshjen. Por jo çdo gjë varet prej tij. Kemi luajtur ndeshjen mirë për 40 minuta. Më pas erdhën dy gabime që sollën ndërprerjet. Vendasit e kanë fituar thuajse secilin duel”, ka shtuar selektori i Zvicrës.