Në fundjavë në Shkup është mbajtur Kupa Evropiane e xhudos për juniorë.
Kosova mori pjesë me shtatë garues. Ndërkohë u fituan dy medalje. Të shtunën, Dëbora Gjakova e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri 63 kilogramë.
Ndërkohë të dielën Sara Osmani ishte e treta në kategorinë deri 48 kg.
Dardan Cena e Muhamedin Veseli u renditën të pestit, ndërsa Dion Sharapolli zuri vendin e shtatë. Rezultati është vlerësuar solid.