Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Në Tbilisi të Gjeorgjisë ka nisur dyta e dytë e Kampionatit Evropian të xhudos.

Në ditën e parë Kosova fitoi të artë me Distria Krasniqin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sot garojnë Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë dhe Akil Gjakova e Dardan Cena në kategorinë deri 73 kilogramë.

I pari në tatami del Dardani e pas tij edhe Akili e Laura. Shpresohet në medalje të tjera.
 

Akil Gjakova i pesti në Evropë

1 muaj më parë / 17 pri 2026 14:48
akil

Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Kampionat Evropian të xhudos.

Të premten në Tbilisi të Gjeorgjisë, Gjakova u mposht në luftë për medaljen e bronztë në kategorinë deri 73 kilogramë.

Ai u përball me turkun Bilal Çiloglu, që realizoi hedhje pak para fundit.

Në përgjithësi lufta ishte e fortë dhe e barabartë. Por xhudisti turk shfrytëzoi një moment pakujdesie të Gjakovës dhe realizoi hedhjen e fitores. Ai fitoi me uazari.

Akili kishte ditë të gjatë dhe goxha të suksesshme, por që nuk u shpërblye me medalje.

Nisi me fitore ndaj austriakut Samuel Gassner. Austriaku kishte uazari, por Gjakova reagoi për fitore me Ippon.

Edhe luftën e dytë xhudisti kosovar e fitoi me Ippon. Pas 7.15 minuta luftë e mposhti britanikun Benjamin Levy.

Lufta e gjatë me britanikun i kushtoi në vazhdim të ditës. Pas pak minutash u përball me legjendën gjeorgjiane, Lasha Shavdatiashvili në çerekfinale. Dhe energjia e shpenzuar në luftën paraprake ndikoi në performancë. Sërish lufta shkoi në kohën shtesë, ndërsa përfundoi në të mirë të Shavdatiashvilit.

Në luftën e parë të repesazhit, Akili fitoi ndaj Adil Osmanovit të Moldavisë. Ndaj tij realizoi hedhje e më pas e vazhdoi aksionin me mbajtje.

Të premten garuan edhe Dardan Cena e Laura Fazliu.

Cena po ashtu garoi në 73 kilogramë. Në xhiron e dytë e mposhti bullgarin Victor Skerlev. Më pas humbi nga kampioni olimpik, Hidayet Heydarov i Azerbajxhanit.

Ndërkohë Laura Fazliu dëshpëroi në kategorinë deri 63 kilogramë. Ndonëse pritej të përfshihej në luftë për medalje, u mposht që në luftën e parë. Laura pësoi nga sllovenja Kaja Kajzer, që kishte “Yuko” dhe Ippon.

Kosova megjithatë ka fituar medalje.

Të enjten e artë ishte Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë. Kështu Kosova për herë të 14-të rresht ka fituar medalje në Kampionatet Evropiane për të rritur. Distria i ka katër tituj të Evropës dhe tre rresht. 

Në Evropianin në Tbilisi po paraqiten plot 400 xhudistë nga 46 shtete të ndryshme.

Tjetër fitore me Ippon, Gjakova një fitore larg medaljes evropiane

1 muaj më parë / 17 pri 2026 11:52
akil gj

Akil Gjakova e ka fituar luftën e parë në repesazh të kategorisë deri 73 kilogramë. Xhudisti kosovar e mposhti Adil Osmanovin e Moldavisë.

Në minutën e tretë, Akili fillimisht realizoi hedhje për uazari dhe më pas e vazhdoi aksionin në mbajtje për fitore me Ippon.

Me një fitore tjetër, Gjakova e siguron medaljen e bronztë evropiane.

VIDEO:

Akili pëson në luftën e fortë me Shavdatuashvilin, kërkon të bronztën

1 muaj më parë / 17 pri 2026 10:57
Akil Gjakova

Akil Gjakova ka zhvilluar luftë shumë të fortë me legjendën gjeorgjiane të xhudos, kampionin olimpik, Lasha Shavdatuashvili.

Për kohë të gjatë Akili ishte në epërsi, por për shkak të lodhjes nga lufta parapraka, që u zhvillua pak më herët dhe zgjati mbi shtatë minuta, nuk mbajti nivelin e lartë në kohën shtesë.

Këtë e shfrytëzoi Shavdatuashvili që arriti fitore për të bërë vend në gjysmëfinale.

Ndërkohë Akili e kërkon të bronztën evropiane. Për këtë i duhen edhe dy fitore.

Tjetër fitore me hedhje të bukur për Akil Gjakovën

1 muaj më parë / 17 pri 2026 10:26
Akil Gjakova

Akil Gjakova e ka kaluar edhe pengesën e dytë në Evropianin e xhudos. 

Në kategorinë deri 73 kilogramë, Akili e mposhti britanikun Benajmin Levy. Lufta me të ishte shumë e fortë dhe zgjati mbi shtatë minuta.

Gjakova fitoi me hedhje të bukur, që ia siguroi Ipponin.

Akili tashmë është në çerekfinale.

Dardan Cena mposhtet nga legjenda Heydarov

1 muaj më parë / 17 pri 2026 10:22
Dardan Cena Hidayat Heydarov

Dardan Cena e ka humbur luftën e dytë në Evropianin e xhudos.

Në xhiron e tretë të kategorisë deri 73 kilogramë, Cena u mposht nga legjenda e xhudos, kampioni olimpik, Hidayat Heydarov.

Lufta ishte e fortë dhe shkoi në kohën shtesë. Dhe xhudisti nga Azerbajxhani fitoi me mbërthim.

VIDEO:

Laura ndalet në luftën e parë

1 muaj më parë / 17 pri 2026 09:51
Laura Fazliu

Laura Fazliu nuk ka mundur të afrohet te zona e medaljeve në Kampionatin Evropian të xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Në xhiron e parë të kategorisë deri 63 kilogramë, Laura ishte e lirë. Ndërkohë në xhiron e dytë u përball me sllovenene Kaja Kajzer. Dhe sllovenia shfaqi dukshëm më tepër. Me të nisur lufta realizoi aksion për Yuko e më pas fitoi me Ippon.

Prej Laurës pritej medalja, por ajo dëshpëroi me paraqitje.

Superhedhje nga Akili në luftën e parë

1 muaj më parë / 17 pri 2026 09:31
Akil Gjakova

Ndonëse ishte duke pësuar me uazari, Akil Gjakova nuk humbi kontrollin në luftën me austriakun Samuel Gassner. 

Dhe me hedhje të bukur fitoi më Ippon për të kaluar në xhiron e tretë të kategorisë deri 73 kilogramë.

Akili synon medalje në Evropianin e xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Dardan Cena fiton me hedhje të bukur

1 muaj më parë / 17 pri 2026 09:10
Dardan Cena

Dardan Cena e ka fituar luftën e parë në Kampionatin Evropian të xhudos.

Në kuadër të xhiros së dytë të kategorisë deri 73 kilogramë, Dardani e mposhti bullgarin, Victor Skerlev.

Ndaj tij fitoi me hedhje të bukur për Ippon, në kohën shtesë.