Luftarake

Gashi e artë, Kosova tri medalje në Kupën Evropiane në Shkup

Xhudo

Xhudistet e Kosovës i kanë fituar tri medalje në Kupën Evropiane për juniorë në Shkup.

Kjo garë për xhudistët deri në 21 vjet u mbajt të shtunën e të dielën.

Laurinë Gashi fitoi të artën në kategorinë deri 52 kg.

Në të njëjtën kategori Sidorela Dodaj ishte e treta.

Medalje bronzi fitoi edhe Enise Zijade në kategorinë deri 57 kg.

Xhudistet kosovare kishin edhe vende të pesta e të shtata.