Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka tërhiqet nga Përfaqësuesja e Shqipërisë

Taulant Xhaka ka vendosur të tërhiqet nga Përfaqësuesja e Shqipërisë.

Xhaka ka thënë se këtë po e bën për shkak të lëndimeve të shumta që po i vazhdojnë ende dhe për shkak të disa arsyeve private.

Por ai ka thënë se do të jetë përgjithmonë “kuqezi”.

“Si unë dhe vëllai im Graniti, jemi rritur me atdhedashuri për Shqipërinë dhe Kosovën. E gjithë familja ime na ka rritur si mua, ashti dhe Granitin me flamurin kuqezi në zemër, me një respekt dhe krenari të veçantë për vendin tonë. Gjithmonë fillimet janë të bukura dhe askush nuk e mendon se sa shpejt ikin vitet dhe stafeta duhet dorëzuar brezit të ri kuqezi për shkak të lëndimeve të shumta që Akoma vazhdojnë të më ndjekin. Për këtë arsye dhe shumë arsye të tjera private, kam vendosur të jap lamtumirën nga kombëtarja kuqezi si lojtar i saj, por me zemër do të jem në çdo moment pranë jush deri në frymën e fundit. Do te jem përjetë KUQEZI. Më besoni, që ky vendim është ndër më të vështira dhe emocionuese të marra në jetën time. Nuk e kam pasur aspak të lehtë të marr një vendim të tillë, sepse pranë kombëtares jam ndjerë shumë mirë dhe krenar”, ka thënë Xhaka ndër të tjera në letrën përshëndetëse.

Artikuj të ngjashëm