Taulant Xhaka është dënuar me tetë ndeshje moslojë nga Superliga e Zvicrës në futboll. Ai humbi kontrollin në ndeshje e Baselit ndaj Zuerichut. Fillimisht kapi për fytyre Antonio Marchesanon e më pas goditi me kokë në trup Nikola Katiqin. Ndeshjen shumë kundërthënëse të së dielës e fitoi Zuerichu 2:0, me gola të shënuar në minutat shtesë.
Të hënën Xhaka kërkoi faljë për veprimin, përmes një postimi në “Instagram”. Ai është kapiten i Baselit.
“Nau.ch” ka shkruar se Xhaka ka marrë përkrahje të madhe dhe tashmë postimi i tij është pëlqyer nga më shumë se 10.000 herë.
“Shumë bashkëlojtarë aktualë dhe nga e kaluara i kanë ofruar Xhakës përkrahje. Vëllai Graniti, Noah Okafor, Marwin Hitz dhe Andi Zeqiri kanë postuar zemra nën letrën e kërkim faljes së Xhakës. Por përkrahja nuk erdhi vetëm nga bashkëlojtarët. Kapiteni i Grasshopperit, Amir Abrashi, po ashtu përkrah Xhakën. Dyshja njihet nga koha te Shqipëria. Xhaka dhe Abrashi kanë luajtur po ashtu së bashku te Grasshopperi. Dhe gjashtë muaj te Baseli”, ka shkruar “nau.ch”.
Taulant Xhaka ka kritikuar ligën dhe VAR-in për situatën e krijuar dhe për dënimet.