Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka falë Torreiras është përmirësuar ndjeshëm

Mesfushori Lucas Torriera i ka dhënë hapësirë Granit Xhakës të tregojë më shumë vlerat e tij me top.

Xhaka është përmirësuar ndjeshëm duke luajtur përkrah Torrieras, ka thënë legjenda e Arsenalit, Martin Keown.

"Torriera është këmbëngulës dhe ai vrapon shumë. Xhaka mendoj se në ndeshjet e fundit ka pasur më shumë hapësirë të tregojë vlerat e tij me top, në vend që të luajë rol në mbrojtje. Torriera është duke e mbuluar atë", ka thënë Keown për "dailystar.co.uk" të hënën.

Xhaka 26-vjeçar të dielën ishte kapiten në fitoren 5:1 ndaj Fulhamit. Në tetë paraqitje ai ka ndihmuar Arsenalin me një gol dhe një asistim.