Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka lojtari më i mirë i muajit shtator tek Arsenali

Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë për muajin shtator tek Arsenali. Kështu ka njoftuar klubi anglez të hënën. Xhaka ka marrë 83 % të votave për paraqitjet e tij gjatë muajit të kaluar. Ai luajti të gjitha tri ndeshjet e muajit të kaluar, ndërsa në dy prej tyre mbajti shiritin e kapitenit. “Graniti është duke luajtur më i avancuar këtë sezon dhe ka rënë në sy duke krijuar nëntë raste shënimi dhe kompletoi 143 pasime. Por, ai gjithsesi tregoi aftësitë e tij mbrojtëse duke rifituar 20 herë topin dhe duke fituar nëntë duele. Shtatori ka qenë muaji i Xhakës, i cili festoi ditëlindjen e 30-të këtë javë”, shkruan në njoftimin e Arsenalit. Xhaka këtë edicion ka shënuar dy gola në nëntë ndeshje. Ndërkohë ka kontribuar edhe me tri asistime.

“Dua të them faleminderit që më votuat lojtar të muajit. Është kënaqësi dhe ka rëndësi të madhe për mua të fitoj këtë çmim, por jo vetëm unë, por gjithë lojtarët meritojnë ta fitojnë këtë çmim. Mund të shihni se po punojmë shumë dhe po shtyjmë njëri-tjetrin t’i arrijmë qëllimet. Të besojmë te njëri-tjetri dhe diçka e madhe mund të ndodhë”, ka thënë Xhaka.

https://www.facebook.com/reel/502591554723599