Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka nominohet për lojtar të muajit në Premier League

Granit Xhaka është nominuar për lojtarin më të mirë të luajit tetor në Premier League.

Faqja e Arsenalit ka njoftuar për nominimin, ndërsa ka kërkuar ndihmën e tifozëve që Xhaka të votohet si më i miri i muajit.

“Mesfushori ynë zviceran e ka vazhduar formën e shkëlqyer në mesfushë, pasi u zgjodh lojtari i muajit shtator nga klubi ynë. Ai luajti në gjitha pesë ndeshjet në ligë gjatë muajit të ngarkuar, ku shënoi golin e tretë vendimtar në ndeshjen kundër Tottenhamit, duke e vulosur fitoren”, ka shkruar faqja zyrtare e Arsenalit.

Xhaka 30-vjeçar shënoi gol edhe më 23 tetor në ndeshje kundër Southamptonit.

Arsenali po e kryeson renditjen në Premier League me 31 pikë nga 12 ndeshje, dy më tepër se Manchester City.