Ikona e Premier Leagues, Alan Shearer, e ka përfshirë Granit Xhakën në formacionin më të mirë të xhiros së 11-të të elitës angleze.
Faqja zyrtare e Premier Leagues të hënën e ka publikuar përbërjen më të mirë të xhiros së zhvilluar në fundjavë, sipas vlerësimit të ish-sulmuesit të njohur.
Xhaka është përzgjedhur si mesfushor qendror i përbërjes më të mirë. Ai pati paraqitje shumë të mirë në barazimin 2:2 të Sunderlandit me Arsenalin.
“Xhaka sërish ishte shembull. Ai e mbajti topin në lëvizje, e ndihmoi mbrojtjen dhe e udhëhoqi Sunderlandin drejt një rezultati impresiv ndaj liderit të ligës”, ka shkruar Shearer për mesfushorin 33-vjeçar.
Artikuj të ngjashëm
-
Xhaka nominohet nga Premier League për transferimin më të mirë të edicionit
-
Xhaka në formacionin më të mirë të pjesës së deritashme të edicionit
-
A është Xhaka transferimi më i mirë i verës në Premier League
-
Legjenda angleze e vlerëson sensacionale dhe kryevepër paraqitjen e Xhakës
-
Xhaka, pjesë e formacionit të javës në Premier League