Trajneri Mikel Arteta thotë se Granit Xhaka “harroi” se si të luante në pozitën e tij në Arsenal dhe kishte nevojë për diçka që të zhbllokonte “trurin” e tij në mënyrë që mesfushori të lulëzonte. Reprezentuesi i Zvicrës ka bërë pikërisht këtë në sezonin 2022/23, me një rol më të avancuar në “Emirates Stadium” duke e lejuar atë të regjistrojë tre gola dhe po aq asistime për skuadrën lidere në Premier League. Xhaka konsiderohej më shumë si një mesfushor defensiv që po shkonte në sezonin aktual, por Arteta beson se 30-vjeçari luftarak kishte humbur disi rrugën e tij dhe duhej të ripërcaktohej në mënyrë që të bëhej pjesë e një projekti ambicioz në veri të Londrës. Arteta ka treguar për “Sky Sports” për evolucionin në lojën e Xhakës, duke thënë se e kishte të detyrueshme ta paralajmëronte mesfushorin dhe të punonte me të për t’u përmirësuar.
“Mendoj se ishte një domosdoshmëri. Mendoj se skuadra donte të evoluonte në një nivel tjetër dhe të ishte më dominuese dhe të kishte më shumë burime në të tretën e fundit për të sulmuar dhe për të shënuar më shumë gola. Ne duhej ta bënim atë ndryshim te Graniti”, ka thënë Arteta. “Unë fola me të në fund të sezonit dhe i thashë: 'Më duhet të zhbllokoj diçka në trurin tënd sepse je aq komod dhe i sigurt duke luajtur në këtë fushë sa ke harruar se çfarë do të na fitojë në të vërtetë ndeshjen dhe ekipin’. Më duhej të bëj diçka për të dhe arrita ta zhbllokoj. Tani Graniti po tregohet si një lider i vërtetë në çdo aspekt të lojës”.
Arteta shtoi duke parë Xhakën që përqafoi sfidat e vendosura ndaj tij, e kuptoi se ai do të ishte shumë i rëndësishëm për Arsenalin në këtë edicion. Para fillimit të sezonit, Arteta ishte i bindur se Xhaka do të shpërthente dhe do të ishte ndër mesfushorët më të mirë në kampionatin anglez.
“Ai e mori menjëherë këshillën. Ai është një lojtar shumë inteligjent, ai erdhi në përgatitje para fillimit të sezonit më në formë se kurrë, dhe ai e dinte se nëse donim ta çonim ekipin në një nivel tjetër, duhet të ndryshonim rolin e tij. Ai e dinte që po vinte. Ne besuam se ai i ka ato cilësi, ato cilësi ishin aty për t'u shfrytëzuar dhe ato fshiheshin. Ekipi kishte shumë nevojë për këto cilësi”, ka pranuar Arteta. “Siç thashë, ai është jashtëzakonisht inteligjent, ai ka aftësinë fizike për të kërcënuar vazhdimisht dhe për të zënë ato hapësira dhe për të rimarrë pozicionin e tij mjaft shpejt për të pasur ekuilibrin që na nevojitet në fushë”.
Për Artetan, Xhaka është një person i veçantë dhe për këtë arsye mundet t’i dalë në mbrojtje lojtarit të tij sa herë që kritikohet. Me Xhakën në fushë, Arteta nuk frikësohet ndaj asnjë kundërshtari.
Edhe
Arteta flet me shumë respekt për Xhakën: Më bëri trajner më të mirë
“Ai ka qenë vërtet i qëndrueshëm, mënyra se si stërvitet, mënyra se si e praktikon këtë në fushë, për të evoluar sipas kërkesave që duam për ekipin, është madhështore. Ai është një person i veçantë. Ai është shumë i drejtë, është shumë i sinqertë, është shumë besnik dhe është shumë i pasionuar pas asaj që bën”, u shpreh Arteta. “Pra, kur keni dikë të tillë doni ta ndihmoni, dëshironi ta mbroni, dëshironi që ai të përmbushë talentin që ka. Ai ka bërë disa gabime dhe ka mësuar prej tyre, por gjithmonë është përballur me fatkeqësi dhe vështirësi dhe kurrë nuk ka ikur prej tyre”.
Në fakt, Xhaka ishte dukur i destinuar të largohej nga Arsenali në një fazë, pasi pati një mosmarrëveshje publike me tifozët e klubit, por ai ka rimarrë rrugën e tij në favor të vetin dhe tani është diçka si një hero për një bazë tifozësh që guxon të ëndërrojë se do ta udhëheqë Arsenalin drejt titullit nën drejtimin e Artetas. Xhaka është pjesë e ekipit londinez prej verës së vitit 2016, kur iu bashkua nga Borussia Moenchengladbachu.