Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prej rolit të ri të Xhakës po përfitojnë Arsenali dhe vetë futbollisti

Granit Xhaka ishte njëri prej lojtarëve të fundit që po hynte në tunel në stadiumin e Brentfordit, “Gtech Community Stadium”, dhe qëndroi pak më gjatë se të tjerët me tifozët mysafirë. Xhaka mbante duart lart në shenjë falënderimi, derisa tifozët e Arsenalit po e thërrisnin emrin e tij.

Një përkrahje e tillë ishte e paimagjinueshme jo shumë kohë më parë, shkruan “Sky Sports”. Por, gjërat kanë ndryshuar për të mirë për Xhakën tek Arsenali. Kjo që po ndodh duket pak e besueshme, marrë për bazë fyerjet në kor dhe fishkëllimat e tifozëve të Arsenalit në “Emirates” tre vjet më parë. Ai menjëherë më pas mbeti pa shiritin e kapitenit.

Ka qenë një rrugë e gjatë deri në këtë pikë. Së fundmi në muajin shkurt, kur Arsenali u takua me Brentfordin, Xhaka u pa teksa e refuzonte shiritin e kapitenit pas zëvendësimit të vonshëm të Alexandre Lacazettes.

“Nuk isha i gatshëm për atë”, shpjegoi më vonë ai.

Kësaj here, megjithatë, në mungesë të të lënduarit Martin Odegaard, ai e mbajti shiritin nga fillimi, teksa Arsenali siguroi fitoren 3:0. Me këtë trepikësh Arsenali doli në vendin e parë të tabelës së Premier Leagues.

Edhe Dita më e keqe dhe ditët më të mira të Granit Xhakës Futboll Dita më e keqe dhe ditët më të mira të Granit Xhakës

Ishte, siç tha ai, ditë “shumë e veçantë dhe emocionale” për Xhakën.

Shiriti ishte simbolikë e rastit, por ringjallja e tij varet nga paraqitjet. Kundër Brentfordit, Xhaka ishte i shkëlqyer, ashtu siç ka qenë në shumicën e rasteve këtë sezon, ashtu siç ishte për një pjesë të konsiderueshme në sezonin e kaluar.

Përmirësimi i tij është si rezultat i lëvizjes së Mikel Artetas, njeriut i cili e bindi Xhakën të qëndronte në “Emirates Stadium” në vitin 2020, dhe ishte ai i cili ia ndërroi pozitën në mesfushë.

Xhaka është parë si lojtar i vendosur shumë thellë në mesfushë përgjatë kohës së tij në Premier League, por atë rol tani ia ka lënë Thomas Parteyt, ndërsa mbrojtësit e krahut të Arsenalit, shpeshherë Oleksandr Zinchenko dhe Ben White, japin ndihmë brenda dhe ofrojnë mbështetje shtesë.

Xhakës i është dhënë liria dhe është më i avancuar në sulm, duke luajtur si 8-sh i majtë i Arsenalit, me Odegaardin apo kundër Brentfordit me Fabio Vieiran, që kanë të njëjtin rol por në anën e kundërt.

“Ndonjëherë duhet që lojtarët t’i largoni nga zona e rehatisë dhe t’ua hapni derën për të eksploruar dhe për të parë se si do të reagojë ekipi dhe të shihni se çfarë do të bëjë kundërshtari”, ka shpjeguar Arteta, kur ai e bëri ndryshimin gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar.

Xhaka dukej që nuk ndihej rehat në pozitën e re në momente të caktuara. Një lëndim i Parteyt më pas bëri që t’i kërkohej të kthehej prapa në ndeshjet e fundit të kampanjës. Deri atëherë, megjithatë, ishte e qartë që atij i pëlqente më shumë pjesa e sulmit.

Tani, ai po lulëzon.

Me një gol e tri asistime, i fundit që erdhi me një diagonale të shkëlqyer për Gabriel Jesusin, pikërisht nga zona ku ai është zgjedhur të operojë, Xhaka tashmë ka dorë drejtpërdrejt në më shumë gola sesa në tri prej sezoneve të fundit.

Arsenali po luan me forcat e tij.

Xhaka është më pak i përfshirë në ndërtimet e aksioneve të Arsenalit, numri i pasimeve ka rënie prej 15% nga sezoni i kaluar, por ai ka më shumë ndikim në sulm, duke krijuar më shumë shanse dhe duke pasur kontakt të paktën dy herë më shumë në zonën e kundërshtarit.

Xhaka gjithmonë ka poseduar vizion të jashtëzakonshëm dhe aftësi për pasime dhe këto kualitete tani po ndihmojnë në hapjen e mbrojtjeve kundërshtare.

Në mënyrë që të rriten kualitetet e tij, ndryshimi i pozitës po ndihmon në fshehjen e dobësive.

Ato dobësi për një kohë të gjatë kishin irrituar tifozët e Arsenalit.

Që nga ardhja në Premier League në vitin 2016, Xhaka ka bërë më shumë gabime në pranimin e golave (tetë), sesa çdo lojtar tjetër në fushë.

Ai po ashtu kryeson për ndëshkimin me kartonë të kuq (katër) dhe ka 54 ndëshkime me kartonë të verdhë. Vetëm dy lojtarë, Wilfred Ndidi dhe Oriol Romeu, kanë shkaktuar më shumë ndërhyrje (267).

Edhe Xhaka po shndërrohet në golashënues të rëndësishëm Sport Xhaka po shndërrohet në golashënues të rëndësishëm

Temperamenti i Xhakës ka ndikuar për të keq në disa raste, por pozita e tij në fushë ishte, deri në kohët e fundit, një faktor tjetër prapa problemeve të përsëritura që zemëruan tifozët e klubit.

Xhaka ka mungesë të shpejtësisë apo aftësisë për të ndërhyrë, ndryshe nga një lojtar si Partey. Dhe Arsene Wenger, trajneri i cili e transferoi atë, në një rast e udhëzoi të shmangte ndërhyrjet. Ai lihej i vetmuar në bazën e mesfushës dhe i pafuqishëm me vrapuesit e kundërshtarëve.

Çështja për Wengerin dhe në fakt për të gjithë të cilët e pasuan atë, ishte mungesa e balancimit në skuadrën e Arsenalit që kishte mangësi për opsione tjera për të luajtur para mbrojtjes, ku, në zotërim ose jo, ndikimi i Xhakës ishte kyç.

Së fundmi, me Parteyn e gatshëm për lojë, Xhaka kishte mundësi që shumicën e kohës ta kalonte në gjysmën e kundërshtarit. Ai kishte më pak përgjegjësi për fazën defensive dhe kjo është evidente në statistika.

Xhaka ka mesatare më të ulët të ndërhyrjeve dhe si rezultat më pak ndërhyrje se në secilën pikë të karrierës së tij tek Arsenali.

“Kam më shumë liri nga trajneri, nga bashkëlojtarët”, ka thënë ai muajin e kaluar.

Kjo nuk nënkupton se ai nuk kontribuon më në fazën defensive. Xhaka mund të mos jetë më i shpejti në distanca të shkurtra, por qëndrueshmëria dhe shkalla e punës së tij është e para. Këtë sezon ai ka mbuluar 77.4 kilometra në fushë, më shumë se çdo lojtar tjetër i Arsenalit.

Ndoshta nuk duhet të jetë befasi që ai po lulëzon si mesfushor nga zona në zonë, ashtu siç e kishte përshkruar Wenger kur arriti në “Emirates Stadium”. Por edhe me këtë fakt, ndikimi i tij në sulm këtë sezon ka kaluar pritshmëritë.

Xhaka ka qenë instrumenti i cili nxori më të mirën e Jesusit. Ai shënoi me kokë kundër Brentfordit pas harkimit të kapitenit të Zvicrës. Ishte goli i tij i katërt në shtatë ndeshjet e para.

“Jam shumë i lumtur që luaj me të”, ka thënë Jesus kur u intervistua nga “Sky Sports” bashkë me Xhakën pas ndeshjes. “Ai është inteligjent dhe lojtar kualitativ. Gjatë gjithë kohës mundohet të më gjejë mua”.

Në të vërtetë, asistimi i tij nuk është i vetmi shembull. Në total, Xhaka e ka gjetur Jesusin me 11 pasime kundër Brentfordit, ndërsa braziliani e gjeti atë në tetë raste.

Bashkëpunimi mes dy lojtarëve është në ndërtim e sipër përgjatë gjithë sezonit.

Xhaka ka shkëmbyer më shumë pasime me Jesusin sesa me të tjerët. Ai ka mesatare prej 9.4 pasimeve për 90 minuta. Me Lacazetten në sezonin e fundit kishte mesatare prej 6.5 pasimeve për 90 minuta.

Roli i Xhakës ka ndryshuar por disa gjëra mbeten konstante. Profesionalizmi dhe përkushtimi ndër të tjera. Ndonëse shpeshherë tejkalohet nga tifozët, ai gjithmonë ka kërkuar respekt për bashkëlojtarët dhe trajnerët.

“Ai ka pasur qëndrim fantastik qëkur ka arritur këtu”, ka thënë Wenger. “Ai ka karakter të fortë dhe është shumë i rëndësishëm”, ka shtuar Unai Emery. “Është personaliteti i tij dhe mënyra e qasjes në profesion ajo që e bën atë lojtar të veçantë”, ka thënë Arteta.

Edhe Arsenali insiston t’ia zgjasë edhe më shumë qëndrimin Xhakës Sport Arsenali insiston t’ia zgjasë edhe më shumë qëndrimin Xhakës

Tani, megjithatë, ai po ofron më shumë se kaq.

e tij pas ndeshjes në Brentford tregon një histori të ringjalljes. Por ndryshimet më të mëdha pritet të ndodhin në fushë, ku Xhaka me rolin drejt sulmit mund të shihet teksa hap mbrojtjet kundërshtare. Pritet që emri i tij të këndohet sërish kur ai të vazhdojë me të njëjtin ritëm kundër Tottenhamit.