Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka e Arsenali mbyllin si liderë vitin në Premier League

Granit Xhaka dhe Arsenali kanë mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2022 në Premier League.

“Topçinjtë” kanë fituar 4:2 si mysafirë të Brightonit për të ikur edhe më larg në krye të tabelës.

Bukayo Saka hapi serinë e golave. Pas tij shënuan edhe Martin Odegaard në pjesën e parë, ndërsa në të dytën realizuan Eddie Nketiah dhe Gabriel Martinelli. Për Brightonin golat i realizuan Mitoma dhe Fergusoni.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ishte i padiskutueshëm në ekipin e Mikel Artetas për 90 minuta.

Pas 16 ndeshjeve, Arsenali prin me 43 pikë, 7 më shumë se ndjekësi i parë, Manchester City.