Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Woodburn vazhdon kontratën me Liverpoolin

Tinejxheri Ben Woodburn ka vazhduar kontratën me klubin e Liverpoolit.

18-vjeçari ka përjetuar një ngritje të madhe në 12 muajt e fundit, fillimisht duke debutuar për ekipin e parë të Liverpoolit, derisa realizoi gol në ndeshjen e tij të parë me Uellsin.

“Është ndjenjë e papërshkrueshme të vazhdoj kontratën me Liverpoolin. Dua të qëndroj këtu sa më shumë që të jetë e mundur. Kur më treguan [për kontratë], krejt çka desha ishte vazhdimi i saj”, ka thënë Woodburn pas vazhdimit të kontratës.