Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah vazhdon kontratën me Liverpoolin

Sulmuesi Mohamed Salah e ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Liverpoolit. Lajmi për vazhdimin e kontratës së Salahut, është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit anglez të premten.

Egjiptiani ka firmosur kontratë deri në vitin 2025. Ai do të fitojë 350 mijë funte në javë. 

Salah ka thënë se është i lumtur me vazhdimin e kontratës dhe synon trofe me Liveproolin.

“Ndihem mirë dhe jam i emocionuar, shpresoj se do ta ndihmoj klubin të fitojmë trofe”, deklaroi Salah.

30-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017 kur u transferua nga Roma.