Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah me kontratë të re

Sulmuesi Mohamed Salah pritet t’i japë fund spekulimeve për të ardhmen e tij, pasi së shpejti do të firmosë kontratë të re me skuadrën e Liverpoolit. “Sky Sports” shkruan të enjten se palët tashmë kanë arritur marrëveshjen, ndërsa gjithçka do të bëhet zyrtare muajin tjetër, kur Salah të kthehet nga Kupa e Afrikës.

Me kontratën e re, Salah do të jetë pjesë e Liverpoolit deri në vitin 2026 dhe do ta ketë opsionin e rinovimit edhe për 12 muaj të tjerë. Kontrata e tij aktuale i skadon në vitin 2025, ndërsa Salah është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Roma.

Në 27 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, 31-vjeçari ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 9 asistime.