Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp nuk ngutet për ngritjen e Woodburnit

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk do t’i ngutet për zhvillimin e mesfushorit Ben Woodburn.

17-vjeçari Woodburn shkëlqeu në përfaqësuesen e Uellsit duke realizuar një gol dhe një asistim, por Klopp, edhe pse e di për talentin e tinejxherit, ka thënë se nuk do të ngutet që ta inkuadrojë në ekipin senior.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka shumë tregime të së kaluarës kur një i ri u inkuadrua [në ekipin e parë] dhe më vonë nuk ia keni dëgjuar zërin. Kjo nuk do të ndodh me Benin”, ka thënë Klopp.

“Mendoj se këtu në Liverpool ai është në duar të mira. Do ta bëjmë gjënë e duhur me të – ai do të luajë për të rinjtë, për U23, pastaj me ekipin e parë. Mesazhi kryesor është që ai të luajë futboll. Ai do të stërvitet me ne pastaj do të vendosim çdo vikend se me cilin ekip të luajë”, ka shtuar ai.

“Qëllimi ynë është që ta kemi në ekipin e parë sepse na pëlqen. E shohim kualitetin e tij dhe kjo është gjë e madhe. Por për ne nuk është shumë e rëndësishme nëse do të luajë nesër apo vitin e ardhshëm. E rëndësishme është që ne do ta përdorim dhe po e përgatisim për këtë”.