Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, raportohet se dëshiron huazimin e të riut Ben Woodburn gjatë afatit kalimtar të janarit.
18-vjeçari, i cili u bë lojtari më i ri që realizoi gol për “Të Kuqtë’ kundër Leeds Unitedi në EFL Cup gjatë vitit të kaluar, nuk ka gjetur vend në formacionin e Liverpoolit dhe për këtë shkak Klopp e sheh se është koha e duhur që uellsiani të fitojë përvojë duku tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWoodburn pritet të huazohet në Championship, me Sunderlandin që konsiderohet si kandidat kryesor për shërbimet e tij.
Daily Mail raporton se lojtari i akademisë së Liverpoolit është duke u kërkuar edhe nga Leedsi, Huddersfield Town dhe Hannoveri nga Gjermania.