Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli interesohet për Moukokon

Foto: Kicker

Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për sulmuesin e talentuar të Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko.

Është trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ai që po insiston në transferimin e 17-vjeçarit, ka njoftuar të premten “Kicker”.

Moukoko pëlqehet shumë nga Klopp dhe te Liverpooli do të tentojnë transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Futbollisti i ri ende nuk ka vendosur për të ardhmen pasi kontrata me Dortmundin i skadon në fund të sezonit.

Këtë edicion Moukoko ka shënuar tri gola dhe ka asistuar katër herë në të gjitha garat.

Ai po kërkohet edhe nga Real Madridi, Bayerni Muencheni, Paris Saint-Germaini e Manchester Unitedi.

Artikuj të ngjashëm