Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Moukoko do të largohet nga Dortmundi

Moukoko

Sulmuesi Youssoufa Moukoko do të largohet nga skuadra e Borussia Dortmundit. Mediumet gjermane kanë raportuar të martën se Moukoko ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Premier League.

Mësohet se ai është kontaktuar nga skuadra e Chelseat dhe pritet të largohet nga Dortmundi në afatin kalimtar të janarit.

Thuhet se Moukoko nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion dhe tashmë ka njoftuar Dortmundin për vendimin e tij që karrierën ta vazhdojë diku tjetër.

Këtë edicion, 18-vjeçari ka vetëm 60-të minuta lojë dhe 1 gol të shënuar për Dortmundin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.

Ai është pjesë e ekipit të parë të Dortmundit prej vitit 2020 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 30 milionë euro.