Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi kërkon 80 mln për Moukokon

Sulmuesi i ri, Youssoufa Moukoko, mund të largohet nga Borussia Dortmundi në verë. Në fakt, Dortmundi është i gatshëm ta shesë 18-vjeçarin, të cilit tashmë ia ka caktuar çmimin. Për ta lënë të lirë Moukokon, ekipi gjerman po kërkon 80 milionë euro, ka njoftuar “Kicker” të hënën.

Mësohet se interesim për Moukokon tashmë kanë shfaqur Barcelona e Bayern Munichu, ekipe që po e shohin si përforcim të duhur për të ardhmen.

Moukoko muajin e shkuar ka vazhduar kontratën me Dortmundin, e cila i skadon në verën e vitit 2026. Ai është pjesë e ekipit të parë të Dortmundit prej vitit 2020, ndërsa këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe ka bërë po aq asistime në 26 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm