Borussia Dortmundi do të jetë pa Youssoufa Moukokon për rreth gjashtë javë shkaku i lëndimit, duke e përjashtuar sulmuesin gjerman nga ndeshja e skuadrës në Champions League kundër Chelseat të martën dhe ndeshje të tjera.
18-vjeçari Moukoko ka një dëmtim të ligamentit të kyçit të këmbës të pësuar të shtunën në ndeshjen e Dortmundit ndaj Werder Bremenit, tha klubi i Bundesligës të hënën.
“Është një mesazh i hidhur për të dhe për ne, veçanërisht tani në këtë fazë”, tha drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl. Moukoko, i cili ka bërë dy paraqitje për Gjermaninë, shënoi gjashtë gola dhe asistoi katër të tjerë në 18 paraqitje në Bundesligë këtë sezon.