Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle favorit për Moukokon

Moukoko

Newcastle Unitedi ka parakaluar të gjitha skuadrat në garën për shërbimet e sulmuesit Youssoufa Moukoko, përcjell “Standard” të martën.

Mësohet se ekipi anglez ka arritur marrëveshje personale me 18-vjeçarin, i cili do t’i bashkohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Moukoko është pjesë e Borussia Dortmundit dhe tashmë përfundimisht ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Ai thuhet se te Newcastle do të ketë pagë javore prej 150 mijë funtesh dhe gjatë këtij muaji do ta firmosë parakontratën me ekipin anglez.

Moukoko si lojtar është zhvilluar te Dortmundi ndërsa pjesë e ekipit të parë është prej vitit 2020.

Këtë edicion Moukoko ka gjashtë gola e po aq asistime në 22 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Ai, po ashtu, ka edhe dy paraqitje me Gjermaninë.

Artikuj të ngjashëm