Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City në garë për Moukokon

Manchester City është futur në garë për sulmuesin e talentuar, Youssoufa Moukoko ka shkruar “The Sun” të mërkurën. Mësohet se City po synon transferimin e 17-vjeçarit në fund të këtij sezoni, pasi Moukoko po dëshiron të largohet nga Borussia Dortmundi.

Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në fund të këtij edicioni, por nuk ka shprehur interesim për ta vazhduar bashkëpunimin. Te City po e shohin Moukokon si përforcim të madh për të ardhmen dhe do të bëjnë të pamundurën që ta bindin të transferohet në Angli.

Moukoko ka debutuar me ekipin e parë të Dortmundit në vitin 2020, ndërsa këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka bërë gjashtë asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm