Gareth Bale ka këshilluar Real Madridin që të bëjë ofertë për tinejxherin e Liverpoolit, Ben Woodburn.
Edhe pse ende nuk ka mbushur 18 vjet, Woodburn sivjet ka realizuar nëntë paraqitje me ekipin e parë dhe llogaritet si talent për të ardhmen e Liverpoolit.
Don Balon raporton se Bale, bashkëkombës i Woodburnit, dëshiron që Reali ta transferojë anësorin.
Ky medium gjithashtu raporton se Barcelona është e gatshme që të futet në garë për uellsianin e ri, por Bale dëshiron që Reali të kryejë punë sa më shpejt me të.