Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për uellsianin Gareth Bale, raporton “Fichajes”. Bale do të largohet në verë nga Real Madridi kur edhe i skadon kontrata dhe Arsenali po e sheh si mundësi të mirë transferimin e tij.
Ekipi londinez është i gatshëm t’i ofrojë Balet, kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi. Sulmuesi 32-vjeçar këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël te Reali dhe klubi nuk do t’ia vazhdojë kontratën për shkak se nuk bën pjesë në planet për sezonin e ri.
Bale është pjesë e Realit prej vitit 2013, ndërsa sezonin e shkuar ishte i huazuar te Tottenhami.