Liverpooli po e monitoron situatën e Kylian Mbappes te PSG-ja. Këtë javë është raportuar se francezi ka kërkuar largimin qysh në janar.
“Mundo Deportivo” citon “Sport Witness” që raportoi se Liverpooli ka “burime të mjaftueshme” për të nënshkruar me Mbappen.
Në maj të këtij viti, trajneri i skuadrës angleze, Jurgen Klopp, e pranoi se e pëlqen 23-vjeçarin, por sqaroi se Liverpooli nuk është në garë për të nënshkruar me sulmuesin francez. Mbappe është i lidhur që një kohë të gjatë me një transferim te Real Madridi.
Por, në verën e këtij viti, kur pritej kalimi i tij në Madrid, Mbappe vazhdoi kontratën me PSG-në deri në vitin 2025.