Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp merr përgjegjësinë për rezultatet e dobëta

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar se skuadrës i duhen përforcime. Por, ai nuk është optimist se përforcimet mund të bëhen brenda këtij muaji.

Klopp ka marrë përgjegjësinë për rezultatet e dobëta të Liverpoolit në edicionin aktual. “Ne nuk jemi kokëfortë dhe të themi se me këta djem mund të luajmë deri në vitin 2050.

Nëse zgjidhjet për ne do të ishin jashtë dhe të realizueshme, sigurisht se ne do të sillnim lojtarë për të na ndihmuar. Por ne kemi gjithashtu një skuadër ekzistuese dhe padyshim që po paraqitemi dobët.

Unë nuk mund të ulëm këtu dhe të fajësoj gjithçka tjetër. Është përgjegjësia ime”, ka thënë Klopp në konferencë për media.

Ai ka kritikuar gazetarët anglezë për pyetjet e shpeshta që u bëhen rreth përforcimeve. Ka shtuar se Liverpooli ka një skuadër të gjerë dhe se nuk ka vend për shumë lojtarë të rinj.

Artikuj të ngjashëm