Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp paralajmëron për një vit të ngarkuar dhe me dëmtime për lojtarët

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, tha se viti i ardhshëm do të jetë intensiv për lojtarët që do të kthehen nga Kupa e Botës nëpër klubet, me gjermanin që po përgatit ekipin e tij për udhëtimin në Aston Villa në Premier League të hënën. Liverpooli është në vendin e gjashtë në renditje pas një fillimi zhgënjyes të sezonit dhe përballet me një skuadër që është ngjitur në pozitën e 12-të pas emërimit të Unai Emeryt si trajner në tetor.

“Për lojtarët që luajtën në Kupën e Botës, i gjithë viti do të jetë tepër intensiv”, u tha Klopp gazetarëve të premten pas humbjes 3:2 të skuadrës së tij në raundin e katërt të Kupës së Ligës kundër Manchester City mbrëmjen e kaluar. “Kjo është me të vërtetë, me të vërtetë, me të vërtetë e vështirë. Do të duhet të shohim se si do ta trajtojmë këtë dhe do të jemi vërtet të kujdesshëm me informacionet që marrim prej lojtarëve për gjendjen e tyre”.

Klopp pranoi se do të ketë telashe për ta bërë formacionin për ndeshjen e parë të kampionatit pas përfundimit të Kupës së Botës. Ai tha se do të jetë i detyruar të bëjë vazhdimisht ndryshime në formacion për t’i kursyer lojtarët nga lëndimet.

“Kjo e bën shumë të vështirë planifikimin për ndeshjen e ardhshme që na pret në kampionat, pasi situata mund të ndryshoj në momentin e fundit. Shpresoj që mos të kemi lëndime edhe pse nuk është aspak e lehtë për shkak se lojtarët janë të ngarkuar. Duhet të jemi fleksibil me formacionin në secilën ndeshje që do ta luajmë”, shtoi Klopp.

Klopp tha se mesfushori James Milner, i cili u zëvendësua pas 38 minutave në humbjen nga City për shkak të një dëmtimi, do të mungojë për disa ditë së bashku me sulmuesin Roberto Firmino, i cili po rikuperohet nga lëndimi në nyjën e këmbës.

“Milneri nuk është mirë tashmë një kohë të gjatë dhe ai do të jetë jashtë fushës edhe për disa ndeshje. E njëjta gjë vlen edhe për Firminon. Kjo është dëshmi se jemi në situatë të rëndë më gjendjen e lojtarëve”, u shpreh Klopp. “Alexander-Arnold)shpresoj se do të jetë më mirë. Nuk ka marrë pjesë ende në një seancë të plotë stërvitore”.

Edhe Klopp: Eliminimi nga Liga e Evropës mund ta ndihmojë Liverpoolin të përqendrohet në ligë Futboll Klopp: Eliminimi nga Liga e Evropës mund ta ndihmojë Liverpoolin të përqendrohet në ligë

Klopp shtoi se Alex Oxlade-Chamberlain dhe Virgil van Dijk janë mirë përpara ndeshjes ndaj Aston Villas dhe shpreson që mos të lëndohen në ndeshje. Pavarësisht humbjes nga City, Klopp gjeti disa elementë të rëndësishëm të paraqitjes së ekipit të tij, i cili në Premier League e ka synim ngjitjen në tabelë.

“Ne kemi lënë një boshllëk mes nesh dhe pozicioneve shumë më emocionuese në tabelë. Duhet ti ndjekim ato pozita dhe ndaj Cityt kam parë shenja të mira në ekip. Edhe pse viti i ri do të jetë i ngarkuar, ne jemi të detyruar ta vazhdojmë ngjitjen në tabelë”, deklaroi Klopp. “Ka edhe shumë ndeshjen dhe ne mendjen nuk e kemi te pushimi, por te shpresa që mos të kemi lëndime. Mund të them se jemi gati për orarin e ngarkuar që na pret, pavarësisht të gjitha situatave me të cilat do të na duhet të përballemi përgjatë rrugës”.

Ndërkohë, gjermani po ashtu paralajmëroi se Liverpooli nuk do të qëndrojë i heshtur gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ekipi ka nevojë për lojtarë shtesë dhe përforcime që do ta ndihmojnë Liverpoolin për të përfunduar sa më lar në tabelë.