Sport

Sezoni i Liverpoolit arrin nivel të ri të ulët mes pasigurisë jashtë fushës

Liverpool - futboll

Gjithçka që mund të bënte Juergen Klopp ishte të kërkonte falje. Vërshëllima e fundit sapo kishte rënë për atë që trajneri i Liverpoolit më vonë do ta përshkruante si paraqitjen më të keqe ndonjëherë nga një prej skuadrave të tij, dhe Klopp kishte ecur nëpër fushë për të dalë përpara tifozëve të klubit që kishin udhëtuar. Klopp bashkoi duart sikur të ishte duke u lutur dhe uli kokën.

Një humbje 3:0 ndaj Brightonit të shtunën - në të vërtetë, diferenca e humbjes mund të ishte dy herë më e madhe - ishte në atë që po kthehet në një sezon për t'u harruar për Liverpoolin, përkufizimi i të cilit ka ardhur me një ritëm që pakkush mund ta kishte imagjinuar. Sezonin e kaluar Liverpool u afrua më shumë se çdo ekip në historinë e futbollit anglez për të fituar hiç më pak se katër trofe të mëdhenj. Liverpooli fitoi dy garat e kupave vendëse, humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit dhe u mposht në garën për titullin e kampionit në Premier League për një pikë nga Manchester City. Por, si ka arritur në pikën këtë sezon ku, në mes të janarit, Liverpooli është i nënti në ligë duke iu afruar gjysmës së rrugës dhe mund të jetë jashtë konkurrencës për ndonjë titull vendës të martën në mbrëmje. Skuadra e Kloppit është eliminuar nga Kupa e Ligës dhe do të përballet me ëolverhamptonin në kuadër të raundit të tretë të Kupës FA, të martën mbrëma.

Dhe për sa i përket fitimit të Ligës së Kampionëve që mund të jetë një shpëtim, Liverpooli në 1/8 e finales do të përballet me kampionin në fuqi, Real Madridi. Edhe kjo nuk është diçka për të cilën trajneri gjerman mund të jetë optimist.

“Sigurisht që jemi shumë të shqetësuar. Si mund të mos jesh i shqetësuar pas këtyre rezultateve këtë sezon. Nuk e di, duhet të punojmë dhe të përpiqemi të kthehemi për të shpëtuar atë që ka mbetur, ndonëse nuk do të jetë aspak lehtë”, pranoi Klopp.

Jashtë fushës dhe brenda saj, ka papritmas kaq shumë gabime te Liverpooli, i cili për vitet e fundit ka qenë modeli se si duhet të funksionojë një klub i drejtuar mirë. Ishte një model që i lejoi Liverpoolit të qëndronte prapa Manchester Cityt të kontrolluar nga Abu Dhabi - dhe madje t'i mposhtë ata drejt titullit të ligës një sezon - dhe të mbetet një nga skuadrat më të mira të futbollit evropian, duke arritur në tri finale të Ligës së Kampionëve që nga viti 2018. Ku ka shkuar keq? Drejtimi i i klubit në të ardhmen është turbulluar nga pronësia amerikane e Liverpoolit, “Fenëay Sports Group”, që tha në fund të vitit të kaluar se ishte e hapur për të pasur aksionarë të rinj, mes spekulimeve se po ftonte oferta nga blerësit e mundshëm. Kjo e lë klubin në një pikë të vështirë, pasi Klopp dhe Bordi nuk mund të bëjnë ndonjë plan - veçanërisht në tregun e transferimeve - kur ata nuk e dinë se në çfarë pozicioni do të jenë pas gjashtë muajsh. Pasiguria është shtuar edhe më shumë me vendimin e drejtorit sportiv, Julian ëard, për t'u larguar nga klubi në fund të sezonit, vetëm disa muaj pasi zëvendësoi Michael Edëardsin në këtë post. Klopp ka punuar mirë me të dy sa i përket rekrutimit të lojtarëve. Grupi “FSG” bleu Liverpoolin për 300 milionë funte në vitin 2010 dhe është në një fitim të madh, duke gjykuar nga 2.5 miliardë funtet që Chelsea u shit vitin e kaluar. Pronësia duhet të shpenzojë më shumë për skuadër sesa aktualisht ka Kloppi në dispozicion. Megjithatë, duket se vitet e ndjekjes së Cityt më në fund e kanë bërë dëmin e vet. Plogështia e skuadrës sugjeron këtë, me mesazhin e Kloppit. Asnjë ekip nuk luajti më shumë ndeshje se 63 që i luajti Liverpooli sezonin e kaluar dhe arritja në finalen e Ligës së Kampionëve i dha skuadrës një pushim më të shkurtër për sezonin e ri. Ndoshta lojtarët janë thjesht të rraskapitur, mendërisht aq edhe fizikisht. Disa lojtarë kyç si Virgil van Dijk, i cili ka bërë më shumë gabime se zakonisht, dhe Trent Alexander-Arnold nuk po performojnë në të njëjtin nivel si sezonet e mëparshme.

“Jemi në një pikë shumë të ulët. Nuk kemi as vetëbesim, por duhet të qëndrojmë së bashku”, insistoi Jorda Henderson.

Vendimi i Kloppit për të mos rifreskuar mesfushën e tij duket të jetë një keqvlerësim i madh. Forma e Fabinhos ka rënë në mënyrë drastike, ashtu si edhe e Thiago Alcantaras, ndërsa kapiteni 32-vjeçar Jordan Henderson nuk mund të mbulojë të njëjtin terren si dikur. Klopp ndoshta ka qenë shumë besnik ndaj mesfushorëve të tij, me lojtarët rezervë James Milner, Curtis Jones dhe Naby Keita, të cilët nuk janë në një nivel mjaft të mirë. Liverpooli ka zgjedhur të shpenzojë pjesën më të madhe të parave të tij për të përmirësuar sulmin, duke sjellë Luis Diazin, Darëin Nunezin dhe së fundmi Cody Gakpon gjatë 12 muajve të fundit. Mungesat më të mëdha kanë qenë Diaz dhe Diogo Jota, të cilët u lënduan para Kupës së Botës dhe nuk duken pranë rikthimit. Me Roberto Firminon gjithashtu jashtë, opsionet sulmuese të Kloppit në sezonin e parë pa të larguarin Sadio Mane janë goditur, me Gakpon që i duhet kohë për t'u përshtatur me ritmin e lojës angleze. Van Dijk dhe Nunez munguan në humbjen e Brightonit shkaku i lëndimeve. Liverpooli mund ta shohë një sezon pa gara evropiane si një shans për të rivendosur dhe ndërtuar disa themele të reja. Por të mos qenit në Ligën e Kampionëve mund ta ndalojë klubin të tërheqë lojtarët më të mirë të Evropës si Jude Bellingham, i cili është lidhur me një lëvizje në “Anfield Road”.