Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka quajtur të jashtëzakonshëm futbollistin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për një lojtarë të pjekur.
“Nuk më pëlqen të flas gjithmonë për paratë kur flasim për një lojtar si Jude. Mendoj se të gjithë pajtohen se ai është thjesht i jashtëzakonshëm. Shumë do të thoshin se Jude është 28 ose 29-vjeçar, sepse ai është kaq i pjekur. Ai luajti një Botëror të jashtëzakonshëm I jashtëzakonshëm. Ai është i mirë në shumë gjëra dhe të përmirësohet në shumë gjëra tjera, por nëse do të më duhej ta përshkruaja atë, do të thosha se gjërat që ai mund të bëjë tashmë janë të vështira për t’u mësuar dhe gjërat duhet të përmirësohen janë të lehta për t’u mësuar. Kjo e bën atë një lojtar vërtet të mirë”, ka thënë Klopp. 19-vjeçari anglez ka shënuar tre gola dhe ka asistuar dy herë në 15 ndeshje në Bundesligë. Shumë skuadra evropiane tashmë kanë shprehu interesim. Klubet e interesuara janë: PSG, Chelsea, Manchester City, Manchester United, Liverpool dhe Real Madrid.