Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Elliott firmos kontratë të re me Liverpoolin

Skuadra e Liverpoolit ka “blinduar” mesfushorin Harvey Elliott me kontratë të re afatgjate, të cilën e ka firmosur të enjten.

Në njoftimin e klubit, thuhet se Elliott do të mbetet në “Anfield Road” deri në verën e vitit 2027 me kontratën e re.

19-vjeçari deri më tani ka 22 paraqitje me ekipin e parë të Liverpoolit.

Trajneri Juergen Klopp ka thënë se Elliott është një lojtar tejet i talentuar, i cili do t’i hyjë shumë në punë këtë sezon.

Ndërkohë, Elliott ka deklaruar se është shumë i lumtur që do të jetë pjesë e një ekipi si Liverpooli edhe për një periudhë të gjatë.