Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konate me kontratë të re te Liverpooli

Ibrahima Konate

Mbrojtësi Ibrahima Konate pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me skuadrën e Liverpoolit, ka njoftuar “Sky Sports” të mërkurën. Bëhet e ditur se palët tashmë kanë arritur marrëveshjen dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.

Me kontratën e re, Konate do të jetë pjesë e Liverpoolit deri në vitin 2028, ndërsa kontrata aktuale i skadon në vitin 2026. Tek Liverpooli janë të kënaqur me paraqitjet e francezit, të cilin po e shohin si lojtar të rëndësishëm edhe për vitet në vazhdim. Këtë edicion, Konate ka 15 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Liverpoolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2021 nga Leipzigu. Ai ka edhe 13 paraqitje me Përfaqësuesen e Francës.

Artikuj të ngjashëm