Mbrojtësi Ibrahima Konate është i gatshëm të largohet nga Liverpooli për t’iu bashkuar skuadrës së Paris Saint-Germainit, ka shkruar “L’Equipe” të hënën.
Konate ka thënë se e sheh veten te Parisi në të ardhmen dhe është në pritje të ofertës nga ekipi francez. 24-vjeçari nuk është shumë i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion te Liverpooli dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin verën tjetër.
Deri më tani, Konate ka regjistruar 11 paraqitje në të gjitha garat dhe ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2026. Konate iu bashkua Liverpoolit në vitin 2021 nga Leipzigu për 40 milionë euro, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Sochauxi.
Artikuj të ngjashëm