Christian Wood i Detroit Pistons është basketbollisti i tretë në ligën NBA që është infektuar me koronavirus, njoftojnë mediumet amerikane, transmeton Koha.net.
Wood nuk është duke treguar simptoma, mirëpo testi i ka dal pozitiv. Më herët pozitiv me koronavirus kanë dal edhe dy basketbollistët e Utah Jazz, Rudy Gobert e Donovan Mitchell. Liga NBA është pezulluar në afat të pacaktuar.