16 basketbollistë të NBA-së janë testuar pozitivë për koronavirus, ndërsa edicioni i ligës më të fortë të basketbollit në botë do të rifillojë më 30 korrik.
Të martën janë testuar 302 lojtarë. 16 basketbollistët e prekur nga COVID-19 do të qëndrojnë në izolim dhe duhet të konfirmohen të shëruar para se të kthehen në stërvitje.
Stërvitjet individuale pritet të rifillojnë më 1 korrik, ndërsa ekipet do të arrijnë në “Disney World Resort” në Florida prej 7 korrikut. Në këtë kompleks do të zhvillohen të gjitha ndeshjet. Kampet stërvitore mbahen prej 9 deri më 29 korrik.
13 skuadra të Konferencës Perëndimore dhe nëntë skuadra të Konferencës Lindore do të luajnë nga tetë ndeshje secila për të përcaktuar renditjen për plejof.
Të gjitha 22 skuadrat do të qëndrojnë në resortin në Florida kurse ndeshjet do të luhen pa shikues.
-
NBA-ja aprovon planin për rifillim të edicionit me 22 skuadra
-
Numër rekord i lojtarëve të NBA-së në Botërorin e basketbollit
-
12 raste me COVID-19 te Boston Celtics
-
Të gjithë sportistët e karantinuar të “Australian Open” dalin negativ në testin për COVID-19
-
Nëntë raste aktive me COVID-19 në karantinën e “Australian Open”