Bordi i Guvernatorëve të NBA-së të enjten ka aprovuar planin për rifillim të edicionit të pezulluar. Media të shumta kanë raportuar se edicioni do të rifillojë në “Disney World” në Florida.
EPSN dhe The Athletic kanë cituar burime derisa kanë raportuar se formati me 22 skuadra është aprovuar me 29 vota për dhe një votë kundër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi pjesë e planit, të gjitha ndeshjet e këtij edicioni të NBA-së do të zhvillohen brenda një kompleksi që ka hotele dhe arena të shumta. Kjo do të mundëson që kontakti me të tjerët të limitohet.
NBA-ja ishte liga e parë në SHBA e pezulluar për shkak të koronavirusit. Në mes të marsit u paraqitën rastet e para me COVID-19 në ligën amerikane të basketbollit. Edicioni pritet të rifillojë më 31 korrik.