Liga e basketbollit NBA e ka publikuar të premten në mbrëmje orarin e ngjeshur me 49 ndeshje parasezonale. Ekipet do t’i zhvillojnë dy deri në katër ndeshje prej 11 dhjetorit.
Ndeshjet parasezonale do të vazhdojnë deri më 19 dhjetor. Ndërkohë, ekipet do të fillojnë stërvitjet në qendrat e tyre në javën tjetër.
Plani i ligës bën të ditur se pjesa e parë e 72 ndeshjeve të sezonit të rregullt do të luhet ndërmjet prej 22 dhjetorit deri më 4 mars. Orari i ndeshjeve të pjesës së dytë të kampionatit e paraparë të zhvillohet prej 11 marsit deri më 16 maj, do të bëhet publik në mesin e edicionit.
Kampioni në fuqi, Los Angeles Lakers, do ta luajë ndeshjen e parë të parasezonit, kundër skuadrës Los Angeles Clippers. Lakersi do të luajë dy herë me Clippersin para fillimit të sezonit, dhe kundër Phoenixit që në radhët e veta e ka Chris Paulin.