Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

NBA-ja njofton për turneun në mes të edicionit

Liga e basketbollit, NBA, do ta organizojë turneun e parë përderisa edicioni është duke u zhvilluar.

Finalet e këtij turneu të edicionit 2023/24 do të zhvillohen në Las Vegas.

Ekipet do të luajnë katër ndeshje në grupe në muajin nëntor dhe do të vendoset se kush shkon në çerekfinale.

Më pas do të caktohen gjysmëfinalet dhe finalja, që do të luhen në të njëjtin vend në muajin dhjetor.

Organizuesit e kësaj gare kanë thënë se për shembull kanë marrë turnetë evropiane të futbollit, si Liga e Kampionëve.

Gjashtë grupe me nga pesë ekipe, të ndara në Konferencën e Lindjes dhe Konferencën e Perëndimit do të caktohen në bazë të suksesit që do ta kenë në sezonin e rregullt.

Fituesi do ta fitojë Kupën NBA.

Artikuj të ngjashëm