Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edicioni i shkurtuar i NBA-së do të fillojë më 22 dhjetor

Sezoni i ligës NBA do të nisë më 22 dhjetor pasi u arrit marrëveshja me lojtarët për orarin, shifrat e pagave dhe datat e basketbollistëve të lirë.

Orari i rregullt i nisjes së edicionit ka qenë muaji tetor, por që u shty për shkak të shtyrjes së sezonit 2019/20, e që ishte i detyruar për shkak të pandemisë.

Por liga NBA dhe unioni i basketbollistëve kanë rënë dakord për një datë të re dhe një sezon me 72 ndeshje, më pak ndeshje sesa në kushte të zakonshme.

Drafti i ligës NBA do të mbahet më 18 nëntor.

Nga 20 nëntori, basketbollistët e lirë mund të nisin negociatat me ekipet e reja, dhe do të kenë mundësi të nënshkruajë marrëveshjet nga 22 nëntori.

Maksimumi i pagave që një ekip mund t’i japë për të gjithë basketbollistët në total do të jetë 109.1 milionë dollarë.

Edhe James ka rastin për ta përfunduar debatin për më të mirin Basketboll James ka rastin për ta përfunduar debatin për më të mirin

Edicioni 2019/20 u pezullua për shkak të pandemisë së koronavirusit në muajin mars dhe vazhdoi me një ambient të mbyllur në Orlando më 11 tetor, katër muaj më vonë.

Los Angeles Lakers e ndali pritjen 10-vjeçare për titullin e 17-të të ligës NBA. LeBron James e udhëhoqi ekipin në fitoren 4:2 në seri kundër Miami Heatit.

Për shkak të orarit të ngjeshur dhe ndeshjeve të plejofit dhe fillimit të sezonit tjetër, ka raportime se disa lojtarë, përfshirë edhe Jamesin, mund ta humbin fillimin e kampanjës për të pushuar më gjatë.