Basketbollisti LeBron James pritet të mungojë deri në katër javë dhe nuk do të jetë në dispozicion në fillim të sezonit të ri në NBA, pasi ka dhimbje në nervin shiatik, ka njoftuar Los Angeles Lakersi të premten.
40-vjeçari James nënshkroi kontratë të re me Lakersin në muajin qershor dhe pritet të bëhet basketbollisti i parë që luan në 23 sezone në NBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNervi shiatik shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, që përcillet deri në këmbë.
Jamesi, koshashënuesi më i mirë në histori të ligës NBA, asnjëherë nuk ka munguar në nisje të sezonit në 22 vjet karrierë.
Ai ka 1562 paraqitje në sezonin e rregullt dhe është vetëm 50 ndeshje larg thyerjes së rekordit që mbahet nga ish-ylli i Boston Celticsit, Robert Parish.
Katër herë kampioni i NBA-së, në sezonin e kaluar ka luajtur me mesatare prej 24,4 pikëve, 8,2 asistimeve dhe 7,8 kërcimeve për ndeshje.