Federata e Basketbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NBA, ka shtyrë tri ndeshje si pasojë e shpërthimit të rasteve me COVID-19.
Dy ndeshjet mes Cleveland Cavaliers dhe Washington Wizards të parapara për të dielën dhe të hënën janë shtyrë, ka njoftuar NBA, për shkak se Wizardsi nuk ka shifrën prej tetë lojtarëve në dispozicion për të vazhduar me ndeshjen.
Orë më vonë, NBA njoftoi edhe për shtyrjen e ndeshjes mes Memphis Grizzlies dhe Minnesota Timberwolvesit, duke iu referuar të njëjtës arsye për Minnesotan.
16 lojtarë kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 që nga 6 janari.
Artikuj të ngjashëm
-
12 raste me COVID-19 te Boston Celtics
-
Premier League shtynë ndeshjen Liverpool – Leeds, shkak rastet me COVID-19
-
Shtyhen dy ndeshje tjera në Premier League shkaku i koronavirusit
-
Anulohet ndeshja Manchester United - Brentford
-
Ndeshja Tottenham – Fulham shtyhet për një datë tjetër, shkak rastet me COVID-19