Ndeshja e Manchester Unitedit në Premier League ndaj Brentfordit është shtyrë për shkak të infektimit me COVID të futbollistëve dhe stafit të klubit të Unitedit.
Drejtuesit e “Djajve të kuq” kanë bërë kërkesë që kjo ndeshje të shtyhet për të mos rrezikuar shëndetin e lojtarëve dhe tifozëve.
“Bordi i Premier Leagues mori vendim për të shtyrë ndeshjen në bazë të udhëzimeve nga këshilltarët mjekësor. Manchester Unitedi shpreh keqardhje për shqetësimin e shkaktuar ndaj Brentfordit dhe tifozëve të dy klubeve nga Covid-19”, thuhet në njoftim.
Manchester Unitedi është skuadra e dytë që është prekur nga Covidi pas Tottenhamit në Premier League.
Artikuj të ngjashëm
-
Premier League shtynë ndeshjen Liverpool – Leeds, shkak rastet me COVID-19
-
Shtyhen dy ndeshje tjera në Premier League shkaku i koronavirusit
-
Shtyhet edhe ndeshja tjetër e Unitedit, ajo me Brightonin
-
Man. Utd anulon stërvitjen shkaku i COVID-it
-
Futbollistët e Manchester Unitedit infektohen me COVID-19